Home > SHQIPËRIA

Samiti/ Presidenti i KE-së mban gjallë shpresat e Shqipërisë dhe MV: Po diskutojmë me Bullgarinë për të ringjallur procesin e zgjerimit

Samiti/ Presidenti i KE-së mban gjallë shpresat e Shqipërisë

“Samiti i Ballkanit Perëndimor është një moment i rëndësishëm për të ringjallur procesin e zgjerimit në rajon dhe për të dërguar një sinjal të qartë”.

Kështu deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke hyrë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, teksa u pyet për ngërçin e krijuar në çështjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ka diskutime të vazhdueshme me Bullgarinë dhe ne po e ndjekim situatën nga afër”, shtoi Michel, duke nënvizuar angazhimin e BE-së për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga vetoja e Sofjes për Shkupin.

Ndërkohë në vijim, kreu i Këshillit Europian shtoi: “Autoritetet bullgare po shqyrtojnë një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, me të cilin, synohet rrëzimi i opozitës bullgare dhe rrjedhimisht avancimi i dosjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në krye të prioritetit të BE-së”.

Flash News

News24 Livestream