Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ “Mesazh për Putinin dhe ambicjet e tij”, Berisha: Goditje fatale për “Ballkanin e Hapur” dhe planet e Vuçiçit, Ramës e Sorosit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e Njësisë 5 në kryeqytet.
Në fjalën e tij Berisha foli mbi samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor në tiranë më 6 dhjetor.
“Jemi në prag të një momenti historik jo vetëm për PD por për shoqërinë shqiptare. Kjo sepse në datën 6 dhjetor mblidhen këtu në Tiranë të gjithë liderët e vendeve anëtare të PD dhe ato të Ballkanit Perëndimor në një samit. Ky është nder i papërsëritshëm për Shqipërinë, përzgjedhje gjeostrategjike e rëndi strategjike me të cilën Europa i thotë Putinit e të tjerëve se Shqipëria është territori ynë dhe harroni se mund të keni ambicie të tjera. Samiti në rrafshin strategjik, në interes absolut të shqiptarëve dhe i jep goditje të rëndë e fatale projektit të Vucicit, Ramës dhe vasalit të tij tjetër në Shkup, projekt i Ballkanit të Hapur i mbështetur haptas nga Lavrov, e jo më pak nga Soros e pasardhësi i tij Aleksis.
Edhe në këtë kontekst, samiti është i mirëpritur”, tha Berisha.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:11 / Polonia do të dërgojë dhe 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë
06:10 / Polonia do të dërgojë 60 tanke PT-91 Twardy në Ukrainë
06:05 / Darias: Kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologji-ke
06:01 / Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë
05:01 / Masat përfshijnë kufizime në teknologjitë kryesore
04:03 / Belgjikë, De Croo: Paketa përmban edhe ndihma humanitare