Robert Berisha bën deklaratën e papritur: Vetëm kur plaket robi kupton se sa të mungon gruaja që ke pasur afër

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien e tij private. AI ka thënë në emisionin e moderators Roza Lati mendimin që ka rreth dashurisë në çift dhe nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini.
Mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës dhe mbetesh vetëm.
“Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.
Muzikanti përndryshe kohëve të fundit pranoi se ka nisur një lidhje të re – dhe dyshohet se bukuroshja që ia ka marrë zemrën quhet Laureta Maqedonci.
Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:31 / Protesta e opozitës, qytetarët thirrje ‘Rama ik’
19:31 / Protesta e opozitës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
19:31 / Protesta e opozitës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
19:22 / Berisha dhe qytetarët marshojnë në drejtim të Kryeministrisë
19:22 / Kryetari i PD, Berisha lë selinë blu, niset drejt Kryeministrisë
19:17 / Qytetarët thirrje: E duam Shqipërinë si gjithë Europa