Home > SHQIPËRIA

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Rrogozhinë/ Shkon në dy numri i viktimave, një prej tyre oficer i burgjeve


Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit të rëndë në Rrogozhinë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00. Gazetari Julian Kasapi raportoi për “BalkanWeb” se humbi jetën në vend oficeri i burgut të Peqinit, shtetasi me iniciale T.M., 54 vjeç, ndërsa rrugës për në spital ka humbur jetën dhe një grua, pasagjere në mjetin tjetër.

Mësohet se 54-vjeçari T.M. ishte oficer burgjesh dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, teksa ka dalë nga rruga me mjetin e tij “Audi” dhe ka kaluar në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe dy persona.

Informacion shtesë
Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se :
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.

News24 Livestream