Home > SHQIPËRIA

Referendumet false të Rusisë në territorin ukrainas, Rama dënon përpjekjet e Putinit: Veprimet e tij…

Referendumet false të Rusisë në territorin ukrainas, Rama

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin në Asamblenë e OBK-së, ka folur mbi luftën në Ukrainë.




“Sjellim me vete dëshirën e përbashkët për një botë më të mirë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare shkelje e Kartës së OKB dhe sigurisë europiane. Të gjithë në mënyrat tona përpiqemi të projektohemi në të ardhmen, një vend i udhëhequr nga deliri madhështisë së kohëve të shkuara ka vendosur të zvarrisë botën pas. Kjo është e papranueshme. Solidarizohemi me Ukrainën e si shumë vende të tjera ta ndihmojmë me sa mundemi. Lufta e tyre është edhe e jona. Ndërsa bota pret që Rusia të ndalë luftën e ti thërrasë arsyes, Kremlini vetëm pak ditë më parë bëri një hap tjetër me mobilizim që do të turpëroi më tej Rusinë. Referendume false po bëhen në disa pjesë të pushtuar në Ukrainës nën kërcënimin e pushkës. Këto veprime shkojnë kundër së drejtës ndërkombëtare. I dënojmë veprimet e fabrikuara në Moskë e nuk njohim asnjë prej këtyre paligjshmërive”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream