Home > SHQIPËRIA

“Rama vetë nuk do të futet në BE”, Arion Sulo: Atje nuk ka para informale dhe ndërtim gradaçelash në mes të Tiranës

“Rama vetë nuk do të futet në BE”, Arion Sulo: Atje

Të ftuar në studion e “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi dhe analisti Arion Sulo kanë diskutuar në lidhje me faktin nëse vetoja bullgare duhet të bllokojë edhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Pëllumbi tha se ajo që duhet të ndodhë është që të ulemi në tryezë e të bisedohet mbi integrimin, ndërsa se sa zgjat procesi pastaj është çështje tjetër. Ndërsa analistët Sulo dhe Artur Zheji deklaruan se BE në të vërtetë nuk e duan Shqipërinë pjesë të tyre sepse nuk kemi standardet e duhura për të qenë pjesë e Unionit.

Sulo ka shtuar gjithashtu se kryeministri Rama thotë gjysmë të vërteta, pasi as ai nuk dëshiron të jetë pjesë e BE, pasi atje nuk ka para informale, ndërsa përmendi rastin e Bojko Borisovit.

Pëllumbi: Është një çështje që artikulohet prej vitesh pas çdo progres raporti. Prej disa kohësh ndahet ajo që bën Shqipëria nga ajo që bën BE. Nuk është se s’po ecim para sepse nuk po bëjmë atë që duhet. Edhe Zvicra nuk u bë me këllqet e veta. U ndihmua të bëhet.

Për sa kohë rruga e Shqipërisë është e lidhur me atë të RMV, kujtoj se ishin ne dikur që e bllokonim Maqedoninë me Hollandën që nuk na lejonte.

Vetoja bullgare s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë, ka vetëm me RMV. A po e përdor BE veton> Këtë duhet të kemi shumë informacion që ta themi.

BE ka një frymë të deformuar për zgjerimin tha Rama. Në rast se vendet e BE apo ato kryesore siç u përpoqën shumë së fundmi të hiqnin veton bullgare, mund ti bënin përpjekjet edhe një muaj më parë.

Ajo që ka rëndësi është a po e sheh BE zgjerimin si vizion të përbashkët? A do vijojë të funksionojë veto kur vetëm një vend mban pezull të tjerët? Këto janë çështje të brendshme të BE.

Artur Zheji: Greqia e fitoi çështjen e emrit, atëherë edhe Bullgaria thotë pse të mos e fitojmë edhe ne.

Pëllumbi: Ishin kushte të tjera.

Zheji: Nuk na fusin ën shpi se i kemi duart dhe këmbët pis.

Sulo: Janë të lodhur nga zgjerimi, kanë ikur kohërat e mira të BE kur në samitin e Selanikut bënë strategjinë e zgjerimit. Ata vetë kanë probleme me nacionalizmin. Macron me zor fitoi mandatin e vet.
Ne nuk na duan sepse nuk jemi të shëndetshëm, të ndenje, të ushqyer mirë për të hyrë në sallonin e BE, jemi vetëm në oborrin e pasëm, nuk jemi të gjatë, të palestruar, jemi mbi peshë. Nuk kemi standartet e tyre.

Pëllumbi: Kemi disa vite që flasim vetëm për atë, që të ulemi në tryezë e të flasim. Në kushtet që mund të ulemi në tavolinë procesi mund të zgjasë sa të duan ato, por nuk i pengon gjë që të ulemi në tavolinë.

Sulo: Nuk na duan se nuk jemi gati dhe kjo është gjysma e të vërtetës që thotë Rama. Ata do të gjejnë gjithmonë një gjë, duhet të na ndajnë por nuk duan të na ndajnë. Rama vetë nuk do të futet në BE se Bojko Borissov është hetuar nga prokurorë të BE për pastrim parash. Atje nuk ka para informale dhe ndërtim gradaçelash në mes të Tiranës.

Flash News

News24 Livestream