Home > SHQIPËRIA

“Rama sot bëri autogol”, deputeti Sula: Projekti për portin e Durrësit nisi tek i famshmi, lokali i Nusretit! Kushtet favorizojnë vetëm…

“Rama sot bëri autogol”, deputeti Sula: Projekti për

Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se kontrata që kërkohet të miratohet është në kushte të disfavorshme sa i përket kontratës së kushteve të shtetit shqiptar dhe se sipas tij është në kushte të favorshme të palës tjetër.


“Kryeministri bëri autogol kur tha se i kemi vendosur kushte. Nuk është e vërtetë. Kjo gjë ka filluar në janar të vitit 2021, tek i famshmi lokali i Nusretit.  Ju keni negociuar dhe keni arritur në këtë pikë përfundimi. Në offshor ne nuk kemi informacion se kush janë kompani që janë në offshore. Pra ekziston rreziku që mund të jenë nga para të drogës. Rreziku ekziston. Në Kroaci  e kanë nxjerrë jashtë sepse nuk u përmbajt kërkesave të tyre. Serbia ka dhënë një tokë të shkatërruar dhe nuk krahasohet me vlerën e Portit të Durrësit. S’kam dëgjuar që një firme tjetër të garantojë që nëse e lë projektin atëherë do të penalizohet. Nuk ka as logjikë dhe as garanci. Unë do ta votoja nëse aty do të ishte një projekt i pastër turizmi, por duke qenë se do të ndërtohen 13 mijë apartamente…Ju po thoni se do ta hiqni pas tetë vitesh , por nuk ka transparencë, por kujt do ti merret tokë atje. Sa do të kushtojë ky port që do të transferohet atje. Ju thoni se do të punësohen punëtore, po do të punësohen sepse do të bëhen ndërtime…”, tha më tej ai.

Flash News

News24 Livestream