Home > SHQIPËRIA

Rama: Reformë të thellë në sistemin e ujësjellësve, nuk i mbajmë dot më me buxhetin e shtetit! Inaugurohet investimi 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë në Kamëz

Rama: Reformë të thellë në sistemin e

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se brenda këtij viti do të kemi furnizim me 24 orë ujë në një masë të madhe të qendrave urbane në Shqipëri.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë nga Kamza, ku inspektoi godinën e Ujësjellës-Kanalizimeve, iniciativë e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Është një nisje e mirë e javës këtu në Kamëz, ku sic shihni jemi mbledhur me një grup që përfaqëson të gjithë partnerët që ne kemi në Europë, BE, qeverinë e Gjermanisë dhe Zvicerane në funksion të një programi madhor dhe jetik për Shqipërinë që është furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë territorin duke i dhënë fund një historie jo vetëm 3 dekada, por qindra vjecare, sepse asnjëherë në historinë e këtij vendi uji i pijshëm nuk ka qenë i siguruar 100 për qind. Sot kemi 100 kantiere në territor, ku punohet për sisteme të reja, sisteme të integruara.

Duhet patur parasysh që këto investime, janë investime në sisteme të paprekura që nga vitet 60. Është e mirëkuptueshme që dikush të thotë, akoma me ujin merremi ne në vitin 2021, por faktikisht merremi sepse kjo është një punë që asnjëherë më parë nuk u nis nga A për të shkuar te ZH-ja. Në periudhën e tranzicionit shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm, u copëtuan në segmente interesash elektorale, duke mos investuar për një vizion, projekt të integruar. Ne kemi humbur shumë prej këtyre fondeve për faktin që kemi lënë krejt sistemin e furnzimin të fragmentuar dhe të amotrizueshëm shumë më shpejt se cdo ndodhte normalisht. Brenda këtij viti do të kemi 24 orë ujë në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë”, tha Rama në fjalën e tij.

News24 Livestream