Home > SHQIPËRIA

“Rama nuk po sulmon SPAK”, Plarent Ndreca: Edhe Vangjush Dako të hetohet, por ai nuk ka…

“Rama nuk po sulmon SPAK”, Plarent Ndreca: Edhe Vangjush Dako

Plarent Ndreca deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open” me gazetaren Eni Vasili, në News 24, se kryeministri nuk po sulmon SPAK, por po kërkon hetim për dy figura politike, që sipas të cilit ka fakte publike.

Por ai sqaron se kërkesa ndaj SPAK për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk do të thotë që ata do të arrestohen, por që të verifikohen faktet që sipas tij kanë dalë edhe në konkluzionet e Departamentit të Shtetit.

Ndreca tha se në krahun e PS nuk ka të shpallur non-grata me argumentimin e njëjtë si për rastin e Berishës, por shtoi se edhe për rastin e Vangjush Dakos SPAK të hetojë.

“Ministri i drejtësisë e ka sqaruar qartë se ka kërkuar vetëm hetim, në SPAK hetohet nuk do të thotë që patjetër shkon në burg. Duhet të shkojë për hetim.

Ajo që po them unë nuk është se qeveria futet në çështje konkrete, se e ka të ndaluar dhe kjo është pavarësia, e them këtë për të treguar sesa i legjitimuar është Rama për të ngritur që ato që ai i gjykon si të drejta.

PS nuk ka non-grata të deklaruar me këtë argumentim, ke vetëm një, dhe ai nuk ka këtë arsyetim megjithatë dhe ai të hetohet, Rama s’ka thënë që mos hetohet dikush, të hetohen të gjithë.

Rama ka qenë motori kryesorë me partnerët e huaj për të ndërtuar këtë që po diskutojmë sot.

Rama nuk po ankohet, fakti që ia njeh meritat dhe shpreh mbështetje, por nuk do me thënë që institucionet mos të komentohen apo të kritikohen nëse ka vend për kritika. Ai bën deklarata politike dhe mban përgjegjësi një herë në katër vite në zgjedhje.

Kreu i PS ka kërkuar hetimin e dy individëve që kanë fakte publike, aq publike sa dhe DASH ka dalë në atë konkluzion.

Se e ka deklaruar DASH nuk është provë, është fakt që krijon shqetësim publik, dhe çdo institucion duhet të verifikojë. Kallëzimet i bën çdo qytetarë, por vendimet i merr institucioni përkatës”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream