Home > SHQIPËRIA

‘Rama mori urdhra nga Beogradi kundër protestës paqësore’/ Berisha: Më 8 janar faktoi se ishte autor i pushtimit të shtëpisë së PD

‘Rama mori urdhra nga Beogradi kundër protestës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri theksoi se Rama ka një qëndrim anti-shqiptar dhe se Shqipëria është i vetmi vend që arreston qytetarë për çështje civile.

Ai gjithashtu u shpreh se më 8 janar , kryeministri Rama tregoi se ishte autori i pushtimit të PD, me urdhër nga Beogradi.

‘A mund të imagjinoni ju një qeveri që në 8 vite shpërdoron jo një apo dy, por sipas kontrollit të shtetit 8.2 miliardë euro. Ndaj kudo që t’i ktheni sytë  në këtë vend , gjeni aq sa një qeveri normale realizon në 6 muaj. Ai është armik i egër i qenies tuaj sepse çdo ditë arreston njerëz që nuk paguajnë dot fatura sepse nuk kanë. Edhe në diktatura atyre ua jep me vlerë simbolike. Shqipëria është i vetmi vend në botë që arreston qytetarë për çështje civile dhe kjo është në përputhje me doktrinën e Millosheviç. Ai ka një qëndrim anti-shqiptar ndaj veriut të vendit. Edhe jugun e vjedh, vërtet ka çuar para shumë më tepër, por atje ka vjedhur 10 herë më tepër. Ne me agjendën e lirisë duam të japim përgjigje më të vendosur , të përmbysim narkoshtetin dhe të çojmë shqiptarët drejt zgjedhjeve të lira. Ne jemi misioni i shenjtë të kthejmë votën e lirë tek shqiptarët. PS nga viti 2009 nuk ka votuar asnjëherë. Atje i zgjedh sikur të jetë tufë kryetari dhe shpeshherë ata i marrin vesh nga mediat. Ja si u katandis, ajo që duhet të ishte parti e shpresës. Duhet të kuptohet  nga çdo shqiptar se kjo është betejë për liri. Më 8 janar Edi Rama faktoi se ai në mënyra e tij kriminale ishte autor i pushtimit të shtëpisë tonë, shtëpisë së PD. Nuk është problemi i një ndërtese, por i vendimit të zbatimit të shumicës ndaj pakicës. Ju votuat dhe pa këtë parim nuk ka demokraci. Ai rrethoi jo vetëm me 8 oficerë garde, por ai i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës.

Flash News

News24 Livestream