Home > SHQIPËRIA

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac

Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë edhe 50,000 doza të tjera

Mbërrijnë në vendin tonë edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac. Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas Ramës, deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 1,067,950 vaksina AntiCovid.

MESAZHI I RAMËS
?? Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ????
??Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë?
#ShqipëriaBuzëqesh?
#SkaKohëPërPushim ????

News24 Livestream