Home > SHQIPËRIA

“Rama është vrasës serial”, protestuesi nga Elbasani i revoltuar: Do jem në ballë të protestës edhe po më arrestuan, qeveria na çoi në pikën e fundit

“Rama është vrasës serial”, protestuesi nga Elbasani

Mijëra qytetarë nga të gjitha qarqet e vendit raportohet të jenë nisur për t’u bërë pjesë e tubimit të thirrur nga Partia Demokratike përballë Kryeministrisë.

Një prej protestuesve në Elbasan teksa ka folur për mediat para se të ngjitej në autobusin që do t’i transportojë drejt Tiranës, ka zbuluar edhe motivet që e shtyjnë të dalë të të protestojë kundër qeverisë Rama.

Ai madje shprehet se do të jetë në ballë të protestës, edhe në rast se rrezikon arrestimin nga forcat e rendit.

“I bashkohem protestës sepse Rama është një vrasës serial për shqiptarët. Na ka çuar në fund fare. Unë si pensionist do jem në ballë fare. Le të më arrestojë se e ka zanat ai që i arreston.  Për arsye ekonomike do protestoj. Sepse Rama është vrasës serial. Nëse ka njeri në botë që është vrasës serial është Edi Rama i pari”, deklaroi ai.

Flash News

News24 Livestream