Home > SHQIPËRIA

‘Rama do të na rezervojë fatin e negociatave të Turqisë’, Dule: Dështuan me integrimin në BE, mazhoranca të reflektojë

‘Rama do të na rezervojë fatin e negociatave të

Deputeti Vangjel Dule, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë se nuk ka bërë progres në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se prej 9 vitesh vendi është në vend numëro, ndërsa shtoi se mazhoranca duhet të reflektojë me këtë dështim me integrimin.

‘Sot debati duhet të fokusohet te marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për të nëntin vit në pushtet nuk ka shënuar asnjë gjysmë hapi ne lidhje me avancimin e statusit të vendit me BE. Prej 9 vitesh në vend numëro dhe shtrohet pyetja, a nuk preket sedra politike e kësaj mazhorancë nga ky dështim,. A nuk duhet të ketë një reflektim. Keqardhja ime është për kolegët e krahut të majtë që bëhen mbështetës të një politike të tillë që jo vetëm e neglizhon, por nuk heziton të shprehet publikisht. Qytetarët e këtij vendi shprehet në favor të BE. Por për çfarë debatojmë ne? A e dëgjoni kryetarin tuaj? Ju e dëgjoni, por nuk mund të reagoni sepse show politik është i qepur në përmasat e individitit. Nisur nga konferenca e përbashkët me presidentin Erdogan, mos vallë Rama do t’i rezervojë vendit tonë marrëdhëniet që ka Turqia me BE. Ky është fati që do t’i rezervojë qytetarit të këtij vendi, ndërkohë që ndihet i barabartë me qytetarët e vende europiane. Konkludoj duke iu drejtuar vetes dhe kolegëve të opozitës se kemi humbur një betejë. Nuk përbëjmë shpresën alternativën ndaj kësaj të keqe’, tha ai.

Flash News

News24 Livestream