Home > SHQIPËRIA

Rama-Bashës: I jep gojës si ustai jot, por ti je kopja, ai origjinali

Rama-Bashës: I jep gojës si ustai jot, por ti je kopja, ai origjinali

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha është tensionuar kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga të dyja palët. Me ironi Rama i tha Bashës se nuk e konkuron dot ish kryeministrin Sali Berisha për të shara, duke e cilësuar kreun e PD një kopje të tij.

Kur vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri mos u anko se të vjen foltorja këtu. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu sta kemi fajin ne dil këtu e sillu mire, thuaj çfarë ke për të thënë dhe mos hyr në garë se kush më shan më shumë mua. Mos i hy kësaj maloreje sepse për të shara se konkurron njeri atë ustain tënd. Është sharësi më i madh. Je shumë melankolik për të bërë atë lloj roli. Je shumë dobët përpara tij se i është origjinali ti je kopja nëse e kalon atë kopje atëherë flasim”, tha Rama.

Debati u agravua pas deklaratave të kryetarit të PD-së, i cili tha se Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën të ndihet keq, duke iu referuar përplasjes me Berishën.

Flash News

News24 Livestream