Qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin arrestohet 53-vjeçari (FOTO)

Është arrestuar Van Rica i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.
Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari Van Rica,.
Sipas burimeve Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Artikuj të tjerë:
Flash News
08:04 / Ukraina: Raketat ruse vranë 10 civilë, 20 të plagosur
08:03 / Ushtria ruse sulm me raketa në Ukrainë, 10 viktima
08:02 / Presidenti ukrainas: Rusia kërkon të shkatërrojë qytetet
08:02 / Ukraina: Raketat ruse vranë 10 civilë, 20 të plagosur
08:02 / Ushtria ruse sulm me raketa në Ukrainë, 10 viktima
08:02 / Ukrainë, vijojnë sulmet dhe luftimet në Lindje të vendit