Home > SHQIPËRIA

Punimet në Rrugën e Kombit dhe Urën e Kukësit, Rama publikon videon: Një vepër e munguar mbi lumin Drin

Punimet në Rrugën e Kombit dhe Urën e Kukësit, Rama publikon

Kryeminstri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet në Rrugën e Kombit dhe Urën e Kukësit mbi lumin Drin.

Në një postim në Facebook, Rama jep detaje, lidhur me urën, e cila sipas tij do të jetë 310 metra e gjatë, ndërsa struktura e saj mbajtëse do të përbëhet prej çeliku. Rama thotë se kjo është një vepër e munguar mbi lumin Drin.

“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtese kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapesirë 270m dhe lartesi 50m!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

News24 Livestream