“Pse nuk më ftuan në 100-vjetorin e Pavarësisë”, stërnipi i Ismail Qemalit kundër Berishës: Më njihnin, por unë festova në shtëpi me tim bir në 2012

Pas një kohe të gjatë larg atdheut, në Tiranë së fundmi është rikthyer një prej familjarëve më të afërt të “Atit të Pavarësisë” Ismail Qemali, stërnipi i tij, Nedim Vlora.
Ai është intervistuar nga News24, në një moment tepër të veçantë siç është tërheqja e mjetit të tij të identifikimit dhe është shfaqur tepër i entuziazmuar, pasi për herë të parë është regjistruar si qytetar i Shqipërisë.
“Është një ëndërr që më në fund është realizuar, sepse që kur isha i vogël, në shtëpi, gjyshja dhe babai im flisnin për Shqipërinë. Kam pasur gjithnjë dëshirë të vij. Në vitet 1970, pata mundësinë ta vizitoja pak Shqipërinë. Gjaku ishte i lidhur me vendin sepse nuk harrohen paraardhësit. Jam i lumtur që arrita të sjell në vend, lidhjen me familjen sepse me pasaportën që mora, tashmë shpresoj të sjell tim bir dhe mbesën në Shqipëri”, ka thënë Vlora për mikrofonin e News24.
Por, si familjari më i afërt i autorit kryesor të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, stërnipi i tij ka shprehur rezerva lidhur me mungesën e një ftese zyrtare për të marrë pjesë në festimet për 100 Vjetorin e Pavarësisë në vitin 2012.
Në atë kohë qeveria e drejtuar nga Sali Berisha organizoi një mori evenimentesh në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë, por u vu re mungesa e një pinjolli të familjes së “Plakut të Vlorës”, që i solli lirinë Shqipërisë.
I pyetur nga gazetarja Fatmira Nikolla lidhur me largimin prej një shekulli nga atdheu, Nedim Vlora nuk i ka kursyer aspak kritikat për mënyrën si familja e tij u la jashtë festimeve.
“Nëse duhet vërtetë të flas për një shekull, më duhet të them se nuk jam ftuar në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë. Më njihnin, por nuk më ftuan. Kam festuar në shtëpi me tim bir dhe me mbesën. Nga sot jam qytetar shqiptar zyrtarisht. Jam i kënaqur. Familja kthehet të jetë ajo që ishte pas një intervali mjaft të gjatë kohe, që ishte jo për fajin tonë, sepse siç e dini, pas 1912-ës, historia shqiptare ka qenë turbulente”, është shprehur ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
20:55 / Zgjedhjet në Maliq, 1266 vota Berisha dhe 10 vota Ibsen Elezi
20:55 / Zgjedhjet në Kukës, 714 vota Berisha dhe 164 vota Ibsen Elezi
20:55 / Zgjedhjet në Lushnje, 733 vota Berisha dhe 73 vota Ibsen Elezi
20:55 / Zgjedhjet në Divjakë, 320 vota Berisha dhe 34 vota Ibsen Elezi
20:55 / Zgjedhjet në Cërrik, 337 vota Berisha dhe 14 vota Ibsen Elezi
20:55 / Zgjedhjet në Roskovec, Berisha 433 vota, Elezi 39 vota