Home > SHQIPËRIA

Provimi i matematikës, maturantët të zhgënjyer nga testi: Ministria u tall me ne!

Provimi i matematikës, maturantët të zhgënjyer nga testi:

“Shume i vështirë ishte, bombë!”, -tha për News24 një maturante e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Të shokuar, të zhgënjyer dhe me lot në sy kanë dalë nga provimi i matematikës disa maturantë te gjimnazit “Ismail Qemali”, në Tiranë, të cilët shprehen se teza ishte mjaft e vështirë për ta”.

“Jam shumë i stresuar pas provimit, jam nxënës i dhjetës, jam i zhgënjyer në krahasim me dy provimet e tjera që dhashë të Maturës, ishte provim i vështirë, ashtu e kishin hartuar, kishte disa pyetje që bënin vërtetë dallimin midis nxënësve të dhjetës, ne kemi bërë programet e QSHA por disa pyetje nuk ishin fare në këto programe”,-tha një tjetër maturant pas provimit të matematikës.

“Kishin goxha nivel vështirësie, jam pak i acaruar, na doli shumë më i vështirë sesa e prisnim, dhe sesa na kishin thënë, mesataren e kam 10. Nuk duhet të ishte kështu, por ja që tallen me ne si gjithmonë, është hipokrizi nga ana e tyre”,-u shpreh një maturant ekselent për mikrofonin e News24.

Ashtu siç është kthyer në trend tashmë edhe teza e matematikës është publikuar online vetëm disa minuta pasi maturantët kishin filluar provimin. Maturanët e gjimnazit “Ismail Qemali” pohuan se nuk u lejuan të komunikonin dhe të konsultoheshin gjatë orëve të provimit teksa konfirmuan se teza e tyre ishte e njëjta me atë që u tregoi në celular gazetarja e News24 dhe “BalkanWeb”, Aurora Golemi.

Teza e plote u publikua nga faqja “Studentët denoncojnë, News24 komunikoi me administratorin e faqes, i cili u shpreh se provimi i fotografuar kishte ardhur nga Kruja vetëm 4 minuta pasi ka nisur provimi ne mbarë vendin, ndërsa Ministria e Arsimit tha për News 24 se do nisi edhe për provimin e matematikës një hetim të thelluar dhe se do te ketë penalizime të mëdha për këdo që e ka nxjerrë.

News24 Livestream