Home > SHQIPËRIA

Protesta e thirrur nga Berisha/ Spiropali: Pi ujë se është vapë, të pret një pasdite e lodhshme, në katin e dytë të Kryeministrisë do shohësh…

Protesta e thirrur nga Berisha/ Spiropali: Pi ujë se është

Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin duke folur kete te enjte ne Kuvend e ka quajtur Sali Berishen shembullin e nje politike te mbrapshte, per te cilen tha se shume njerez jane zene e vrare neper protesta “per hir te interesave” te politikes. 

Duke komentuar protesten e thirrur nga Berisha kete te enjte, Spiropali tha se “në katin e dytë të Kryeministrise do jetë aty nga ti shihje gardën që qëllonte do shohësh jo kryeministrin por kryeprotestuesin”.

“Sot para Kryeministrisë ka një protestë shpresoj të mos habiteni nëse u them që është gjë mjaft e mirë që qytetarët dalin në bulevard. Ua thotë një njeri që ka protestuar me uri për lirinë e votës, do doja të shihja ata që po i godet kriza e jo ata që janë bashkë aksionerë në ashpërsimin e saj, jo ata që vijnë me Range Rover e përdorin si mish për topat e luftës për pushtet me te varferit.

Pi ujë Sali kudo të jesh se është vapë e të pret një pasdite e lodhshme në protestën vetmitare dhe private. Po kërkon të shpikësh vetveten, ngri furtunën e radhës mos kujto se dhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë mercenarë në një luftë që ju përket”, tha Spiropali.

“Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë. Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë”, u shpreh me heret ministrja Spiropali.

Deklarata e Elisa Spiropali: Duke notuar në gotën e ujit gota na duket oqean e cdo puhizë e quajmë fortunë, pa parë dot më larg se e nesërmja. Mungesa e vetëdijes kombëtare mund të konsiderohet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj salle. Shembullin më të qarë të ksaj politike të mbrapshtë sa e dëgjuat.

Është krijuar bashkëjetësë fatale mes asaj që janë realisht çështjet e Shqiperise e hallet e politikës.

Politika i ka tregtuar e jo pa sukses hallet e saj si hallet e publikut dhe Shqipërisë.

Në emër të kësaj qytetarë janë derdhur në sheshe kanë protestuar, janë ndeshur me njëri tjetrin e janë vrarë, janë zënë e ndarë, janë ndeshur si tifozë për këta që vijnë helmojnë podiumet këtu, kurse loja bëhej gjetkë.

Por ne jemi pak për t’u ndarë kaq shumë me njëri tjetrin për hir të tyre e këtyre hijeve të vjetra.

Grisni vetëm për një çast ambalazhin e do shihni se gjithcka ka një kuptim e thelb tjetër këtu flitet ndryshe e mendohet për pushtetin dhe përfitimet e tij, për ato që janë humbure e që mund të ishin

Flash News

News24 Livestream