Home > SHQIPËRIA

“Produkti është më i rëndësishëm se procesi”/ Erl Murati: Emri për presidentin e ri duhet të pasqyrojë një opozitë të bashkuar

“Produkti është më i rëndësishëm se

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Erl Murati ka diskutuar në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai ka theksuar se emri që duhet të dalë nga opozita duhet të përfaqësojë një opozitë të bashkuar.

Murati është shprehur se nuk asnjë kuptim që për sa kohë ulen në tryezë me përfaqësuesit e mazhorancës, opozita të mos ulet e të mos diskutojë mes vetes.

“Opozita duhet të bëjë konsultime të brendshme siç është paralajmëruar nga Alibeaj. Emri duhet të përfaqësojë opozitën e bashkuar. Negociatorët kur takohen me Ballën, le të takohen edhe mes vetes.

Jetojmë në një epokë kompromisi përderisa kryeministri i Shqipërisë takohet me Vuçiçin katër herë në vit, nuk ka pse të mos ndodhë edhe kjo. Për tu quajtur president konsensual duhet që të kemi një opozitë të bashkuar për listën që të kuptohet nëse mazhoranca e ka thjeshtë një ftesë formale apo vërtetë synon zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Zgjedhja është në kalendarin e parlamentin, duan apo jo opozita është presidenti i Shqipërisë dhe shqiptarëve jo deputetëve. Situata ka shërbyer për reklamimin e përçarjes së brendshme të PD dhe krizën brenda kësaj partie.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me dy grupime. Besoj se opozita për treguar pjekuri politike, sepse formalisht ka një detyrim ndaj zgjedhësve të saj që të përfshihet në proces. Por më i rëndësishëm se procesi është produkti.

Mund të ishte një president i keq edhe pse i zgjedhur me konsensus, po edhe mund të ndodhë që pres të zgjidhet në raundin e katër dhe të jetë një pres pozitiv dhe i mirë.

Konsensusi është i rëndësishëm por nuk është qëllim në vetvete. Qëllim është arritja e një produkti pozitiv.

Kriza në pikëpamjen e një procesi politik, shmanget në raundin e katërt dhe pesë.

Opozita duhet të bisedojë mes vete e të dali me emër që ta lëshojnë në tavolinën e Ballës dhe Gjiknurit.

Do të ishte papjekuri politike nëse mungonte konsensus në opozitë dhe do të hyhej në një pazare politike me mazhorancën. Çdo individ faktor në opozitë duhet fillimisht të gjente konsensusin e brendshëm.

Jemi në një situatë kur përçartja e PD do të thellohet. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk bëhet më fjalë vetëm për Berishën dhe Bashën por ka edhe një tjetër grupim ambicioz.

Besoj që presidenti do jetë produkt i votave të mazhorancës.

Është e padenjë që presidenti të dalë 24 ose 48 orë para se të votohet në parlament. Është fyese që emri i presidentit të kombit shqiptar të dali si asi nën mëngë i kryeministrit në orët e fundit.

Duhet të kishte një njohje paraprake dhe një debat publik në lidhje me presidentin e ri dhe emrat zyrtarë”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream