Home > SHQIPËRIA

“Pres që dyshja Berisha-Meta të jetë më e mprehtë”, Protesta e thirrur nga opozita, Erl Murati: Arsyeja e thirrjes së saj është për shkak të krizës ekonomike

“Pres që dyshja Berisha-Meta të jetë më e

Erl Murati, kryeredaktor i Gazetës Shqiptare, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, tha se protesta e thirrur nga opozita ka në sfond pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisë, problemet ekonomike dhe vështirësitë me të cilat po përballet tani.

“Pres që Meta të mbaroj detyrën dhe nga pikëpamja e të bërit politikë, do të kemi një muzikë ndryshe. Pres që dyshja Berisha-Meta, nga pikëpamja politike të jetë më e mprehtë, dhe më e ashpër se dyshja Basha-Kryemadhi.

Për t’u rikthyer të protesta, nuk besoj se do ketë tronditje të qeverisë, vetë Berisha ka thënë që kjo është protesta e parë e një stine të gjatë të reagimi popullor, këto bëhen për nxitje të militantëve për t’u ngritur në protesta, nuk besoj se dhe vetë Berisha mendon që sot do të rrezohet Rama.

Kjo është një protestë që lind kryesisht nga sfondi i krizës ekonomike, sigurisht politikanë përpiqen ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit në dobi të tyre, por nga ana tjetër mund të themi se ka një lloj shtrese për të cilën bazohet në këtë protestë, sesa do t’i përgjigjet populli, kjo mbetet për t’u parë më vonë”.

Flash News

News24 Livestream