Home > SHQIPËRIA

“PPP-të vendosin në rrezik financat e vendit?”, profesor Bundo: Huamarrje e pastër! Mungon konkurrenca, politika u nënshtrohet interesave private

“PPP-të vendosin në rrezik financat e vendit?”, profesor

Këtë pasdite i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ishte i ftuar profesori i financës Sherif Bundo. Ai foli gjerësisht për partneritetin privat-publik, (PPP), të cilat i quan “huamarrje e pastër”.

Ai ka komentuar dhe raportin e Bankës Botërore e cila tërheq vëmendjen për PPP-të, duke sqaruar katër linjat kryesore në të cilat bazohet ky raport. Ndërkohë, sipas tij, në vendin tonë nuk ka konkurrencë për PPP, gjë që tregon se nuk ka ekonomi tregu.

“Nëse s’ka konkurrencë, atëherë s’ka ekonomi tregu, që do të thotë se ne jemi kthyer pas, dhe nuk kemi ekonomi tregu. Por kjo lloj politike quhet ose klientelizëm ose ekonomi e imponuar nga interesa të sektorit privat”, tha ai mes të tjerash.

Pyetje: Kaq në rrezik i vendos financat e vendit PPP?

Bundo: Raporti i fundit i Bankës Botërore tërheq vëmendjen e qeverisë. Raporti tërheq vëmendjen në katër linja kryesore, në radhë të parë thekson faktin që mungon transparenca në lidhje me PPP dhe është një nga kriteret bazë të perfomancës së qeverive, së dyti për kostot e larta të PPP dhe së treti për mënyrën sesi janë proceduar dhe realizuar këto partneritete, përmend shifra që PPP janë realizuar me oferta të pakërkuara, dhe së fundmi BB tërheq vëmendjen se PPP rrezikojnë të trondisin financat publike në vendin tonë.

Është një nga temat shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. PPP janë huamarrje të pastra publike për të realizuar me një mekanizëm të kamufluar huamarrje. Pse janë huamarrje? Sepse qeveritë në tratativa për të realizuar punë publike por në mungesë fondesh publike, realizojnë punë publike duke angazhuar kapitalet private të cilat qeveritë angazhohen ti shlyejnë në 5 a 10 vjeçarët që pasojnë. Por kur janë huamarrje, ka një pyetje, pse nuk del vetë qeveria të marrë hua dhe pse këto institucionet financiare pse nuk i japin qeverisë vetë që të realizojë këtë investime? E para gjykojnë raportin e huas së vetë qeverisë, që kur e kalon kufirin nuk është më me atë kredebilitet që ka qenë, mund të përmendin rastin grek a turk. Së dyti qeveria nuk ka kolaterale që tu garantojë institucioneve huadhënëse euopiane por dhe tregut financiar të brendshëm që të vazhdojnë të kreditojnë qeverinë, dhe në këtë mënyrë qeveria nxjerr një ligj të posaçëm dhe i jep një kompanie private një lloj ekskulziviteti me ligj dhe bankat pastaj këtë ligj, pra këtë vullnet politik të shumicës, e përdor si kolateral për të garantuar kredidhënien ndaj një kompanie private. Qeveria angazhohet pastaj të shlyej këstet e njëpasnjëshme.

Pse kritikohen për mungesë transparence nga Banka Botërore? Sepse e para PPP nuk janë projekte të realizuara në mënyrë të drejtpërdrejtë me fonde publike dhe për rrjedhojë mund të kontrollohen tendera, si realizohen, mund të bëhen objekt kontrolli  nga kontrolli i lartë i shtetit… jo, nuk ka mundësi.

BB tërheq vëmendjen edhe sepse këto lloj partneritetesh realizohen me ligj të posaçëm, dhe kontrollet, auditimet, në këtë rast ligji është i posaçëm. Së dyti, në vendin tonë ka munguar oponenca e opozitës për një kohë të madhe, dhe në një farë mënyrë ka munguar kontrolli i mirepërdorimit të PPP në investimet e karakterit publik. Ajo që është ende më e rëndë lidhet me faktin se edhe publiku, publiku hesht kollaj, por nuk bindet kollaj, që do të thotë që kur gjykon me atë indiferentizmin e tij për shkak të vonimit të të drejtave dhe të mos arritjes ë së fitimit të ndonjë të drejte që i takon, i demoralizuar, publiku nuk është kaq i ndjeshëm por në fund të fundit thotë ‘po mirë le të marrë qeveria hua’. Enë këtë mënyrë pranon që kjo kosto tu kalojë fëmijëve të tyre, me një indiferentizëm që për mendimin tim është i dëmshëm.

Këto partneritete nuk auditohen, dhe nuk auditohen rregullisht. Ajo që është shqetësuese, kam parë disa analiza, që kanë të bëjnë me investime publike dhe fonde që janë rritur dhe janë rritur nga tre-katër herë, që tregojnë një gjë: po mirë nëse s’kemi administratë publike të aftë të bëjë parashikim të saktë të fondeve që përdoren për llogari të buxhetit të shtetit, çfarë performance kanë këto struktura?!

Pse janë kostot e larta? Sepse BB thotë që mbi 75% të rasteve, në këto partneritete ka munguar konkurrenca, ligji numër një i ekonomisë së tregut.

Nëse s’ka konkurrencë, atëherë s’ka ekonomi tregu, që do të thotë se ne jemi kthyer pas, dhe nuk kemi ekonomi tregu, por përparësitë kush do ti kryer këto punime, realizohen nga ato kompani që për vendimmarrësit janë kompani që paraqesin një lloj preference.

Por kjo lloj politike quhet, ju vërini çfarë emri të doni, por profesionalisht quhen, ose klientelizëm ose ekonomi e imponuar nga interesa të sektorit privat, që dmth klasa politike nuk është një klasë që menaxhon në kushtet e të qenit të pavarur nga interesat private por u është nënshtruar këtyre interesave. Atëherë vendin nuk e qeveris politika por pulitka është në shërbim të interesave privat. Në rastin më të mirë ky është shpërdorim i qeverisjes dhe në rastin më të keq, një përgjegjësi e madhe penale e përdorimit të fondeve publike.

Flash News

News24 Livestream