Home > SHQIPËRIA

Porti i Durrësit/ “Një gjë kriminale që diskutohet si biznes normal”, Lubonja: Rama duhet të dorëhiqej pas postimit të rremë për investitorin

Porti i Durrësit/ “Një gjë kriminale që diskutohet si

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 ka folur mbi aferën e portit të Durrësit teksa tha se kjo çështje është një gjë kriminale që diskutohet si biznes normal.

Lubonja shtoi se postimi i Ramës ku shkroi se investitori Alabbar do krijonte ‘Manhatanin e Zagrebit’ në Kroaci ishte një gënjeshtër publike qe sipas tij mjafton që një kryeministër të japë dorëheqjen, por sipas tij në vend këto gjëra janë kthyer në normale dhe se industria e krimit është e vetmja që funksionon.

“Më tha një biznesmen kosovar se në Shqipëri i ka bërë përshtypje se gjëra kriminale diskutohen si biznes normal, kështu është dhe kjo çështje, si mund të kalojë kështu. Këtu duhet transparencë, duhet konsultim me publikun. Ai tha se po ndërtohej Manhatani i Zagrebit dhe doli që ishte gënjeshtër, kjo mjafton që një kryeministër të japë dorëheqjen, ky del dhe shan pafund dhe nuk jep asnjë argument dhe asnjë institucion nuk vepron. Këtu industria e krimit është e vetmja që funksionon.

Në vend që të dëgjonim argumenta serioze dëgjojmë vetëm këto sharje, argumenti i parë që duhet të diskutohej është si do i bëhet portit të Durrësit, me shifra e me kohë. Nga investigimet që kemi parë në media na del që ka një vit që shiten apartamente të pandërtuara, mjafton kaq për të hapur një komision ndërtimor. Edhe prona jote të jetë nuk e shet dot kështu, jo më një pronë që u përket shqiptarëve. Në kkëtë projekt ka dhe të dhëna që shqiptarë që do jenë aty si nënkontraktorë kanë filuar të shesin apartamente, por gjykimi im është të sqarohen këto off-shoret”, tha Lubonja.

Flash News

News24 Livestream