“Policia ka reaguar në proporcion me reagimin e qytetarëve”/ Gledis Nano për prishjen e banesave te ‘5 Maji’: Shoqëruam në komisariat 5 persona, njëri prej tyre kërcënoi kryebashkiakun Veliaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka thënë në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, se reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre.
Ai bëri të ditur se në atë ditë, Policia ka shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe një person që ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë një interviste televizive.
“Nga Inspektoriati i Bashkisë Tiranë është kërkuar mbështetje nga komisariati numër 4 me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te “5 maji”. Shërbimet policore janë instruktuar nga drejtuesit që të jenë të kujdesshëm. Ato janë vendosur në zonë në orën 07:00. Gjatë prishjes së banesave ka pasur veprime nga disa banorë, të cilët nuk lejuan mjetet e IMT-së, si dhe tentuan t’i vendosnin flakën një mjeti, duke rrezikuar jetën e banorëve të tjerë. Në këto kushte janë shoqëruar 5 persona, të cilët kundërshtuan me dhunë forcat e policisë.
Gjatë shoqërimit është përdorur forcë proporcionale ndaj reagimit të kundërshtimit të tyre. Këta shtetas janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë pas veprimeve procedurale.
Këta shtetas kanë kundërshtuar policisë e shtetit për hapjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal”, tha Nano.
Artikuj të tjerë:
Flash News
20:42 / Dosja,Nuredin Dumani tentoi të vriste Lulzim Mashën
20:42 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Bujar Çelës në 2020
20:42 / Dumani akuzohet për ‘Grup i strukturuar kriminal’
20:42 / Dumani akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve’
20:42 / Dosja,Dumani bashkëpunë-tor në vrasjen e Fatmira Dedaj në 2013
20:42 / Nuredin Dumani akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’