Home > SHQIPËRIA

“Po bllokohemi pa arsye për shkak të një aksidenti. E kemi lakun në fyt nga kredia”- Pronarët e mjeteve lundruese në protestë para Policisë Kufitare në Vlorë

“Po bllokohemi pa arsye për shkak të një aksidenti. E kemi

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë zhvilluar të shtunën protestë përpara policisë Kufitare në Vlorë.

Sipas korespondentit të Panorama, ata protestojnë kundër bllokimit të lundrimit të mjeteve pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti.

Ata kanë treguar se i kanë të rregullta dokumentet, “paguajmë taksa dhe sigurime shoqërore”.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot ti paguajnë.

“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, tha njëri prej tyre.

Prej 3 ditësh Policia Kufitare është në aksion për verifikimin e mjeteve lundruese dhe ka ndaluar lundrimin e tyre në dete, pas aksidentit tragjik në Potam.

Flash News

News24 Livestream