Home > SHQIPËRIA

Plagosja në Korçë, gazetarja jep detaje: Ishin duke pirë alkool në lokalin e fshatit, pasi debatuan, 61-vjeçari nxori thikën dhe plagosi rëndë të vëllanë

Plagosja në Korçë, gazetarja jep detaje: Ishin duke pirë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 59-vjeçari nga vëllai i tij 61-vjeçari Koçi Mitre në Pustec të Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “News24”, se dy vëllezërit ishin duke pirë alkool në një lokal të fshatit ku banoni, në momentin kur ka nisur debati.

Fillimisht sipas gazetares, ata kanë debatuar verbalisht, e më pas Koçi Mitre, ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar vëllain, Pali Mitre, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa vëllai i tij, Koçi Mitre, është arrestuar në kohë rekord nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës.

News24 Livestream