Home > SHQIPËRIA

“Perverse si teknikë, asnjë nga palët…”, Sulo: Ramës i intereson debati për protestën e 6 dhjetorit, opozita në grackën e diskursit politik të kryeministrit

“Perverse si teknikë, asnjë nga palët…”, Sulo:

Analisti Arion Sulo, i ftuar në “Open” në News24 deklaroi se kryeministrit Edi Rama i intereson debati me opozitën për protestën e kërkuar nga PD-ja më 6 dhjetor, datë kur do të mbahet në Tiranë dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha se opozita nga ana e vetë po bie në grackën e diskursit politik të Ramës.

“Qëllimi i të dyja palëve janë të fshehura dhe nuk janë ato që thonë të dyja palët. Nëse nuk tërhiqet qeveria, se mendoj se do të tërhiqet, pasi Edi Ramë si intereson që ta mbajë të ndezur këtë debat, që i bën dëm opozitës. Ndaj opozita është në grackën e tij në diskursin politik dhe po i shkon pas fijes së Ramës. Deri në 6 dhjetor do të tërhiqet qeveria që të bëhet lajm botëror; samit protestë. Është gati pervers si teknikë, sepse zhvendosja në Sheshin Skënderbej, ose atë që ka nxjerrë te Kryeministra është plani B. Ata e dinë që opozita nuk do e pranojë këtë. E dinte qeveria që PD do ta refuzonte.”, tha Sulo.

Flash News

News24 Livestream