Përmbytjet në vend, ekspertët turq mbërrijne në Tiranë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Milva Ekonomi priti sot në një takim një delegacion turk i kryesuar nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Pylltarisë në Turqi, Mustafa Ozkaya dhe ekspertë të fushës. Delegacioni turk shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.
Kjo vizitë e ekspertëve turq vjen pas firmosjes këtë të mërkurë, të marrëveshjes së grantit mes Turqisë e Shqipërisë për dhurimin e disa pajisjeve në ndihmë të situatës së përmbytjeve dhe vërshimit të ujërave në sipërfaqet e tokave, mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj.Milva Ekonomi dhe ministrit turk të Bujqësisë, Bekir Pakdemirli.
Ministrja Ekonomi falenderoi palën turke për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e qeverisë turke për të ndihmuar në ofrimin e ekspertizës në çështjet që kanë të bëjnë me bonifikimin e tokës dhe pyjet, me fokus të veçantë zonat e përmbytura.
Nga ana e tij, ambasadori turk falenderoi ministren e MBZHR, Milva Ekonomi duke e konsideruar takimin e së mërkurës midis kryeministrin Edi Rama dhe ministrit turk Pakdemirli si një nxitje e inkurajim për të arritur rezultate konkrete në këtë bashkëpunim të ri.
Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës mes ekspertëve turq e shqiptarë dhe njohja me zonat e prekura është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe pajisjet e dhuruara nga pala turke për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet.
(Balkanweb)
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori
15:44 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:44 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:43 / Kontejneri me banane, i kompanisë ‘Massabi Fruits’