Home > SHQIPËRIA

Përmbytjet në Shkodër/ Kreu i Emergjencave Civile: Mos abuzoni! Ndodhën për shkaqe natyrore. Avokati: Duhej shkuar në çdo shtëpi dhe…

Përmbytjet në Shkodër/ Kreu i Emergjencave Civile: Mos abuzoni!

Në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço po diskutohet në lidhje me situatën e krijuar së fundmi me përmbytjet në vend.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i ftuar në studio u shpreh se situata në Shkodër është përmirësuar ndërsa shtoi se 1/3 e sipërfaqes së përmbytur tashmë nuk është më nën ujë dhe se shumica e familjeve të evakuuara janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ai u shpreh se përmbytja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore dhe ka shpjeguar se nuk mund të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore pasi nuk jemi në kushtet e parashikuar në ligj në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet situata.
Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj, u shpreh se qeveria ka pasur mundësinë të bëjë njoftimin e njësive vendore të rrezikuara nga hapja e portave në kaskadë, duke qenë se basenet kanë qenë në nivele të ulëta nga një verë pa reshje.

Ai u shpreh se më pas pushteti vendor ka detyrimin të lajmërojë banorët që rrezikohen.

Pjesë nga biseda në studio: 

Çako: Qendra kombëtarë e emergjencave Civile bën rifreskim informacioni në mënyrë të vazhdueshme. Vijon rënia e nivelit të ujit, ka pasur përmirësim të ndjeshëm. Rruga në harkun e Bërdicës u hap që dje dhe niveli në lumin Drin që Shkarkon në Bunë në urën e Baçallëkut, Kiri dhe Gjadra janë në rënie.
Sipërfaqja e përmbytur nga 4350, aktualisht është në 1/3 dhe familjet shumica janë kthyer në banesa. Strukturat janë në ndihmë të qytetarëve dhe në aksion.

Prezenca e institucioneve është në terren.

Faktorët e përmbytjes janë natyralë. Askush nuk ka fuqinë e mbinatyrshme të shmangë intensitetin e reshjeve. Strukturat kanë reaguar dhe kanë qenë e vijojnë të jenë në krye të detyrës.

Karapanço: Pse nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme?

Çako: Më vjen keq që abuzohet me shpalljen e fatkeqësisë natyrore, sepse në ligj nuk ekziston shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Në rastin konkret nuk jemi në kriteret e përcaktuara nga ligji, kërkohen të tjera parametra mbi riskun për jetën e qytetarëve, ndërprerjen e jetës normale të të gjithë komunitetit në një zonë dhe kërkon vendimmarrje nga qeveria.
Nuk jemi në kriteret e ligjit 45.

Lapaj: Kanë humbur dy jetë. Ligji parasheh detyrimin që nga organet kompetente të lajmërohen banorët e zonave që rrezikohen, sidomos në situatat e parashikueshme si hapja e dogave. Kryeplakët e fshatrave dhe efektivët e zonave duhet të shkojnë në çdo shtëpi të njoftojnë se mund të jetë të moshuar dhe të paralizuar.

Çako: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar zyrtarisht bashkitë në risk dhe ligji ka një parim që i jep përgjegjësi njësisë vendore për masat që duhen marrë. Bashkitë e prefekturat kanë hartuar planet e tyre të masave për dimrin. Kryebashkiakët kanë një program të veçantë parashikimin e motit dhe masat që duhet marrë. Çështja e përmbytjeve ka faktorë natyrorë që duhen marrë në konsideratë dhe intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë të mundur rritjen e nivelit të ujërave. Ka ardhur nga natyra. Abuzohet me çështjen e hapjes së digave. ishim në sezon vere me mungesë të jashtëzakonshme shiu. Të tre basenet kanë qenë nën nivel. Në 24 orë në Koman dhe Vaun e Dejës u rrit ndjeshëm niveli. U rritën agregatet, por nuk u hapën digat.

Lapaj: E vërtetë që niveli në kaskadë ka qenë i ulët por kjo vërteton se autoritetet kishin kohë të njoftonin.

Flash News

News24 Livestream