Home > SHQIPËRIA

Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës, shkrumbohet totalisht kati i dytë

Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,

Një banesë private 2-katëshe është përfshirë nga zjarri, në qytetin e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “News24” se flakët kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të banesës, ndërsa i pari nuk ka dëme.

Siç shihet nga pamjet që gazetarja Haxhiaj sjell në redaksinë e “News24”, kati i dytë i banesës është shkrumbuar i gjithi.

Shtëpia i përket shtetases Nafie Myzyri, ndërsa zjarri dyshohet se është vënë nga një fëmijë i mitur, i cili ka qenë duke luajtur në kuzhinë. Dy zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje, duke arritur të bllokojnë flakët, që të mos përhapeshin në katin tjetër të banesës.

Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,Përfshihet nga flakët banesa 2-katëshe në Durrës,

News24 Livestream