Home > SHQIPËRIA

“Peng-kryetari po mbledh firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zv.ministrash në kabinetin e Ramës”- Berisha nga Tropoja: U themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do t’u…

“Peng-kryetari po mbledh firma duke ofruar poste drejtorësh dhe

Sali Berisha akuzoi nga Tropoja Lulzim Bashën se po përpiqet të mbledhë firma për Kuvendin duke ofruar poste drejtorësh, zv.ministrash në kabinetin e Edi Ramës.

Dy ditët e fundit peng-kryetari me një grusht vasalësh, determenësh dhe të tjerë po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zëvendësministrash, në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le t’u themi futuni në qeveri si tradhtarë por do t’u përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër”, tha Berisha.

Ne jemi në prag të një ngjarje historike të pashembullt në historinë e një vendi, rithemelimit të PD-së me firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Pa PD të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Ky është 11 dhjetori”, shtoi ish-kryeministri.

Më herët Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po diskriminon Veriun, duke e lënë pa investime dhe duke i vendosur taksën në Rrugën e Kombit. Beirsha tha se me këto deklarata nuk po nxit përçarje, por përkundrazi po bën gjithçka që shqiptarët të jenë realisht të bashkuar.

Jemi mbledhur sot në një moment kritik për vendin, kur për 8 vite me radhë Shqipëria ka kaluar nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite Veriu i Shqipërisë u diskriminua më shumë se në çdo periudhë pushtuesi të të gjitha kohërave. Pothuaj asnjë investim. Edi Rama ju vuri taksën te Rruga e Kombit. Qarku më i varfër i Shqipërisë paguan taksë. Ua vuri vizën ju, kurse shqiptarët në 4 anët e vendit qarkullojnë pa taksa. I vuri taksë Veriut dhe Kosovës. Ata që më thonë po nxit përçarje, jo përkundrazi, unë do luftoj përçarjen do bëj gjithçka që shqiptarët të jenë realisht të bashkuar“, tha ai.

Flash News

News24 Livestream