PD publikon videon: Berisha dhe Rama janë bashkë, prandaj Noka komandon kryetaren e Kuvendit

Partia Demokratike deklaron se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë, duke iu referuar dhe njëherë mesazhit të Flamur Nokës për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD, theksohet në deklaratën e PD.
“Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep fjalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt t’i japë fjalën dhe kujt jo.
Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën.
Artikuj të tjerë:
Flash News
21:08 / Krichbaum: Nuk bashkë-punojmë me PD nëse kthehet pas
21:07 / Krichbaum: Çështje e vetë partisë se kë dëshiron të ketë lider
21:07 / Krichbaum: Nuk bashkë-punojmë me PD nëse kthehet pas
21:06 / Gunther Krichbaum, zyrtari i lartë i CDU në Gjermani
21:06 / Krichbaum: Çështje e vetë partisë se kë dëshiron të ketë lider
21:05 / Krichbaum: Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD