Home > SHQIPËRIA

Pasagjerët bllokohen pas protestave në aeroport: Kemi dy javë që kemi prerë biletën

Në Aeroportin e Rinasit asnjë fluturim nuk ka rinisur, deri më tani. Në aeroport po presin burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar.

Gazetarja Erjolla Jata raporton për “News” se pasagjerët po presin, sepse është bërë me dije se fluturimet nuk do të bëhen. Deri tani është anuluar udhëtimi për në Bergamo, Stamboll, Piza. Disa qytetarë të bllokuar në aeroport, janë prononcuar për “News 24” në lidhje me situatën.

Qytetari: Jam nisur për në Itali. Kompania na thotë të shohim për në orën 1.

Qytetari: S’ka avion, do iki në shtëpi. ka dy javë që e kam prerë biletën.

Qytetari: Do nisesha në 12.30. Të bëjnë ç’të duan tani.

Qytetarja: Kompania na tha që të marrin linjë tjetër, se kjo kompani që ishte nuk kryen udhëtime. Thanë merrni linjë tjetër, ne nuk dimë ta marrim.

Qytetarja: Ne nuk kemi faj për problemin që kanë këta. ne kemi punë, jemi familjarë.

Qytetarja: Jam nisur për në Bergamo, nesër jam në punë. ka 2 javë që kam prerë biletën, nuk kam marrë përgjigje fare akoma.

Qytetarja: Do nisesha për Dortmund dhe nuk kemi informacion. Punoj dhe jetoj atje. Kam tre javë që kam ardhur në Shqipëri. Biletat kanë qenë vajtje – ardhje, do marrim ndonjë informacion.

Qytetari: Kemi pasur që në mëngjes dhe nuk dimë çfarë po ndodh.

News24 Livestream