Home > SHQIPËRIA

Panairi i Librit/ Nano: Ngjarja më e madhe kulturore në vend. Petro: Ka ende lexues, shifrat nuk tregojnë sa duhet realitetin

Panairi i Librit/ Nano: Ngjarja më e madhe kulturore në vend. Petro:

Në studion e emisionit ‘Open’ në News24 u diskutua zhvillimi i edicionit të 25-të të Panairit të Librit në vend duke u përballur edhe me krizën, teksa drejtuesja e botimeve PEGI, Loreta Berhami tha se situata e panairit është më e mirë se ajo e dy viteve të fundit, por më e dobët në krahasim me një dekadë me herët për shkak edhe të ndërhyrjes së mediave sociale.

Nga ana tjetër shkrimtarja Rita Petro tha se sa përket panairit disa shifra nuk tregojnë aq sa duhet realitetin pasi sipas saj ka shumë lexues duke qenë se edhe shtëpitë botuese vijojnë të publikojnë libra vazhdimisht.

Sakaq, gazetari dhe shkrimtari Mustafa Nano deklaroi se panairi është ngjarja më e madhe kulturore në vend, pasi sipas tij në planin kulturor nuk ka një ngjarje me të tilla përmasa në vend dhe se njerëzit që marrin pjesë dhe blejnë një libër në panair hyjnë në serën e njerëzve që kanë një lloj interesi te kultura dhe libri.

Nuk diskutohet që ka shumë njerëz dhe shumë prej tyre vijnë vetëm për të bërë një xhiro. Ekzistojnë ca teori të edukimit të fëmijëve kur kanë më shumë libra në shtëpitë e tyre. Nuk diskutohet që ka lexues. Jemi më mirë se 2 vitet e fundit, por besoj se interesi që zgjon libri është më i dobët se para 10 viteve pas ndërhyrjes së mediave sociale. Ne dolëm më mirë se sa e prisnim. Patëm një interes surprizues për librin jo komercial, ka ndodhur një tkurrje e lexuesit përfaqësor dhe ka dalë më në pah lexuesi më i fokusuar dhe më i sofistikuar që i njeh autorët.

Disa shifra që thonë nuk tregojnë aq sa duhet realitetin. Shtëpitë botuese që nxjerrin kaq shumë libra do të thotë që ka lexues. Shumica e atyre që vijnë në panair e blejnë të paktën një libër. Lexuesit besnikë janë gjithmonë aty, shtëpitë botuese që dështojnë janë ato që nuk sjellin tituj të rinj. Lexuesit janë të llojeve të ndryshme, ne si shtëpi botuese kishim 40 tituj të rinj, dhe jemi të kënaqur. Ne na propozojnë vetë lexuesit autorë dhe tituj për t’i sjellë në shqip dhe për t’i botuar.

Unë panairin e shoh si ngjarjen më të madhe kulturore në vend. Në planin kulturor nuk di ndonjë ngjarje më të madhe që mund të krahasohet me përmasat e panairit. Është një panair ku energjitë intelektuale kondensohen dhe njerëzit mblidhen. Nëse njerëzit nuk shkojnë në panair ndjejnë një zbrazëti brenda vetes. Nëse njerëzit shkojnë në panair dhe blejnë diçka futen te sëra e atyre njerëzve që kanë një lloj interesi te kultura dhe libri. Lidhur me panairin do thoja këtë, të paktën autorët që e shfrytëzojnë si një formë marketing, kanë dhe shitje të mira. Ben Blushi, Enkel Demi, nuk mendoj se është prodhuar me mirë se sa kaq në vend sa  përket librave.

Flash News

News24 Livestream