Home > SHQIPËRIA

Pamje nga kontrollet e policisë gjatë natës në Tiranë, shikoni çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente

Në Tiranë, policia ka kryer kontrolle edhe gjatë orëve të natës përmes “dronit edukues” dhe makinës inteligjente.

Në pamjet e publikuara, shihet se mjetet lëvizin me shpejtësi shumë të lartë, mbi normat e lejuara.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se janë ushtruar kontrolle të pandërprera, për sjelljet e drejtuesve të mjeteve në rrugë, për respektimin e shpejtësisë së lejuar, mospërdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve, kryerjen e parakalimeve dhe parkimeve të rregullta, si dhe për zbatimin me rigorozitet të çdo rregulli të qarkullimit rrugor, që rrit sigurinë në rrugë.

“Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, është apeli i policisë.

Flash News

News24 Livestream