Home > SHQIPËRIA

“Pa lirinë e medias nuk ka demokraci dhe negociata me BE”/ Presidenti Meta njofton konferencë për gazetarët

“Pa lirinë e medias nuk ka demokraci dhe negociata me BE”/

Në kulmin e debateve politike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë për gazetarët sot në orën 10:15.

Ndërkohë në një mesazh, Presidenti Meta ka shprehur solidaritetin e tij me shqetësimin e komunitetit të gazetarëve të pavarur vendas dhe ndërkombëtarë.

Sipas Presidentit Meta pa lirinë e medias nuk ka demokraci dhe nuk ka hapje te negociatave me Bashkimin Evropian.

Dhunimi në rritje i lirisë së mediave – shkruan Presidenti Meta- ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Solidarizohem me shqetësimin serioz të komunitetit të gazetarëve të pavarur, vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe dënoj me ashpërsi sulmet kibernetike dhe presionet e gjithëanshme ndaj disa mediave online kritike me Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.

Ky model i neveritshëm i dhunimit të lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, që synon vendosjen e tyre nën kontroll nëpërmjet presionit, dhunës e shantazhit, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjeve dhe Konventave ku aderon vendi ynë, meriton nga drejtësia një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme ligjore.

Duke sjellë në vëmendje regresin vit pas viti të Shqipërisë në raport me lirinë e medias, pa garantimin e së cilës nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i ftoj organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve të mbështesin kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë, të cilët si gjithmonë do të më kenë në krah në përpjekjet e përbashkëta për demokratizimin dhe europianizimin e plotë të vendit.

Dhunimi në rritje i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Të gjithë të bashkohemi për lirinë e medias dhe të refuzojmë orkestruesit e dhunës dhe censurës”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Flash News

News24 Livestream