OSHEE fillon rikonstruksionin e rrjetit të ri 20 KV në fshatrat e Beratit, projekti përfundon brenda 3-javësh

Fshatrat: Velabisht, Srarovë, Veterrik, Remanicë, Otllak dhe Molisht në bashkinë e Beratit janë zonat me problemet më të mëdha të furnizimit me energji elektrike.
Kjo për shkak të rrjetit të vjetruar dhe të amortizuar, i cili dëmtohet sa herë që ka erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, duke lënë këto fshatra për orë të tëra pa energji elektrike. Pas një studimi të kryer në këto zona, OSHEE ka nisur këto ditë rikonstruksionin e rrjetit elektrik, ku ka filluar ndërtimi i një fideri të ri 20 kV, që do të shërbejë vetëm për furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave.
Sipas specialistëve, ndërtimi i këtij fideri do të normalizojë ngarkesën në Nënstacione dhe në linjat tensionit të mesëm, për t’u përgjigjur në kohë zhvillimit urbanistik dhe demografik të zonës që do të mbulojë ky projekt.
Përfundimi i këtij projekti brenda 3-javësh,jo vetëm që do të përmirësojë nivelin e tensionit energjetik por do të rrisë edhe shkallën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.
Artikuj të tjerë:
Flash News
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit
16:28 / Erjon Peti: Na njoftuan për një kontroll rutinë në kontejner
16:28 / ‘M. Fruits, kompania kontejneri i së cilës u kap me drogë
16:28 / Flet për News24 administratori i ‘Massabi Fruits’
15:48 / Personi i shoqëruar nga policia, punonjës i kompanisë
15:48 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:47 / Policia ka shoqëruar një person që do tërhiqte kontejnerin
15:47 / Po sharrohet tavani metalik i dyfishtë me ndihmën e zjarrfikëseve
15:46 / Durrës, vijon numërimi i pakove me drogë dhe peshimi i tyre
15:46 / Po ushtrohet kontroll fizik i kontejnerit pasi kaloi në skaner
15:45 / U gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë
15:44 / Durrës, kontejneri i ngarkuar me banane vinte nga Ekuadori