‘Oreksi ka ekzigjencat e veta’, Rama batuta me të rinjtë e FRESSH: Edhe të hash qofte është pjesë e kënaqësisë kur merresh me politikë (Video)

Nuk kanë munguar batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalimit të tij në 30-vjetorin e Fressh.
Duket se gjatë fjalës së i tij, Rama ka hasur qytetarë që kanë nisur të afrohen tek tendat e ushqimeve dhe kjo nuk i ka shpëtuar. Ai u shpreh se edhe e shkuara për qoftë është pjesë e kënaqësisë së të marrurit me politikë.
‘Kur bindjet individuale udhëhiqen nga angazhimi politik, liria anonime e personit që garantohet nga institucione të ndryshme merr frymë përmes atyre që e përdorin në jetën e përditshme. Po shoh nja dy që po shkojnë për qofte, por edhe e shkuara për qoftë është pjesë e kënaqësisë së të marrurit me politikë. Shkon ditën e shtunë te liqeni ndan këtë hapësire me njerëz të ndryshme, disa i njeh e disa jo. Kthen kokën rreth e rrotull dhe shikon vajza rëndom të bukura, por je që je dëgjon edhe disa fjalë për mënyrën se si të ecësh përpara. Patjetër nuk je i detyruar të rrish deri në fund sepse e dashura mbaron , mbledhja mund të mos mbarojë por oreksi ka ekzigjencat e veta. Nuk dua të dal përballe me bindjen sa e mirë është politika, urisë që ka filluar të mbajë fjalimin e saj. Unë them se kini besim se për sa kohë njerëzit mund të bashkëveprojnë për aq kohë mund të jenë në gjendje të realizojnë për bashkësinë e tyre’, tha ai.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:06 / Alibeaj: Për vite me radhë drejtësia ka bërë veshin e shurdhër
19:05 / Akuzat e SPAK,Alibeaj: Të formuluara nga PD vite më parë
19:04 / Alibeaj: Tirana dhe Elbasani qendra e grupeve kriminale
19:03 / Alibeaj:Opera-cioni tregon si u operua në zgjedhjet e vitit 2021
19:02 / Alibeaj: Vërtetohen shqetësimet e PD në lidhje me bandat
19:01 / Alibeaj: Operacioni i sotëm i SPAK është për t’u përgëzuar