Home > SHQIPËRIA

Operacioni në portin e Durrësit, ja ku ishte fshehur kokaina në konteinerin që vinte nga Ekuadori

Operacioni në portin e Durrësit, ja ku ishte fshehur kokaina në

Një sasi droge është gjetur në tavanin e konteinerit të bllokuar në portin e Durrësit. News24 mëson se po sharrohet tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë.

Dyshohet se janë me kokainë nga Ekuadori.

Ngarkesa është nisur 24 ditë më parë, teksa operacioni ka nisur shumë shpejt, aq sa prokurorët e SPAK nuk kanë shkuar ende në vendin e ngjarjes.

Prokuroria ka në përgjim disa persona dhe pronarë kompanish të cilët mund të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.

News24 Livestream