Home > SHQIPËRIA

“O skizofren, mos bëj si idiot!”/ Masë disiplinore për deputetin Petrit Vasili, përjashtohet pesë ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare

“O skizofren, mos bëj si idiot!”/ Masë disiplinore

Në drejtimin e Klotilda Bushkës, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Flash News

News24 Livestream