Home > SHQIPËRIA

Një tjetër i mitur zhduket në Tiranë, nëna e tij bën denoncim në polici: Prej disa ditësh është larguar nga banesa…

Një tjetër i mitur zhduket në Tiranë, nëna e tij

Një tjetër i mitur është denoncuar i zhdukur ditën e djeshme në policinë e Tiranë.

Policia bën me dije se ka qenë nëna e tij e cila ka denoncuar humbjen e 16-vjeçarit duke theksuar se ai është larguar nga banesa prej disa ditësh.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e tij ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Flash News

News24 Livestream