Home > SHQIPËRIA

Një ditë pasi paralajmëroi rikthimin, Sali Berisha bën një tjetër hap

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët.

Ky mesazh i fortë i liderit historik të PD-së vjen një ditë pasi ai deklaroi “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi u pyet a është i gatshëm të kthehet në Krye të PD.

Si duket, jo rastësisht, Berisha ka zgjedhur një foto nga vitet kur ishte në krye të PD.

Mesazhi është marrë edhe nga ndjekësit në llogarinë  e tij në Facebook të cilët nuk kanë ngurruar që t’i urojnë “rikthim të mbarë” në foton e publikuar. 

News24 Livestream