Home > SHQIPËRIA

Nis protesta e opozitës, qytetarët dynden në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, qytetarët dynden në Bulevardin

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur marshimi i qytetarëve, të cilët sot janë thirrur në një protestë nga Sali Berisha.

Shumë qytetarë janë grumbulluar në bulevard, ndërsa shumë të tjerë ndodhen para selisë së Partisë Demokratike, në pritje për të dalë kreu i PD, Sali Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet Ballkanit të Hapur.

Ndërkohë një numër i madh automjetesh dhe efektivësh shihen përgjatë gjithë perimetrit të kryeministrisë.

Kujtojmë se blindimi i kryeministrisë ka nisur që ditën e djeshme kur u hoq edhe kërpudha që ndodhet në oborrin e godinës.

Vetë kryeministri nuk ndodhet sot në Tiranë pasi aktualisht është në qytetin e Vlorës ku inaugurohet Bypassi.

Flash News

News24 Livestream