Home > SHQIPËRIA

Ngjarje tragjike në Berat, mbytet në lumin Osum 7-vjeçari

Ngjarje tragjike në Berat, mbytet në lumin Osum 7-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një fëmijë është mbytur në lumin Osum.

Policia njofton se është mbytur shtetasi N. P., 7 vjeç, teksa ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “News24” se 7-vjeçari, që i përket komunitetit rom, ka qenë me babanë, duke kullotur bagëtitë, kur është futur në lumë për t’u larë.

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

News24 Livestream