Home > SHQIPËRIA

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet në flagrancë 64-vjeçari

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet në flagrancë

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 64-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçe në Levan.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 64 vjeç, banues në Skrofotinë, Vlorë, pasi dyshohet se në Levan ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Flash News

News24 Livestream