Home > SHQIPËRIA

Nga rritja e çmimeve tek ndërtimet pa leje, Kryemadhi: I pari që duhet të burgoset është Rama! Në zgjedhje PL-PD duhet të dalë me një kandidat të përbashkët

Nga rritja e çmimeve tek ndërtimet pa leje, Kryemadhi: I pari

Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 u shpreh se qytetarët duhet të dënojnë kryeministrin Rama me votë.

Gjatë bisedës në studio Kryemadhi foli edhe çmimin e energjisë elektrike si edhe të karburanteve. Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë duhet të reagojnë dhe të mos pranojnë t’i nënshtrohen padrejtesive.

Vendimi për tërheqjen e çmimit të energjisë

Kryemadhi: Qytetarët e kuptojnë se Rama nuk e ul çmimin e naftës se po bën rimbursim për energjinë elektrike. A paguajnë institucionet shtetërore borxhet që kanë ndaj OSHEE? Rama provon dhe teston nervat e qytetarëve. Këtë gjë do ta zvarritë deri në zgjedhjet lokale. Por ai sigurisht ka ndjerë trysni, dhe ka përgjegjësi me shitjen e çmimit që bëri një vit më parë me energjinë elektrike, nga ana tjetër lufta në Ukrainë është justifikim. Por ky zotëria të lejë pak tenderat sekretë që bën. E ka çuar Kryeministrinë me 1500 veta. Rama kërkon të bëjë rolin e sociologut me qytetarë, teston dhe do ta çojë presionin e tij aq sa të ketë mundësi.

Kryemadhi: Unë e kam parë qesharake dhe e di të gjithë historinë që ka ndodhur edhe kush ka shantazhuar. Për mua nuk ka ngel gjë tjetër, Edi Rama i ka detyruar drejtuesit e autoritetit së bashku Veliajn të bëjnë një gjë të tillë. Ndërkohë disa të tjerë kanë falsifikuar. Avokati i Metës ka mbi 17 ditë që kërkon të marrë vendimet, por ku është vendimi. Pra ose ka gënjyer autoriteti ose është vendimi. Ose është shantazhuar kryetarja e autoritetit, ose të pestë anëtarët e Autoritetit kanë bërë një vepër penale”, tha ajo.

Gjithashtu Kryemadhi e pyetur se a duhet që PD dhe PL të dalin me një kandidat të përbashkët, tha se nëse opozita nuk është e kapur nga Rama, atëherë duhet të dalë me një kandidat pavarësisht se kujt force politike i përket.

“Mendoj se opozita nëse nuk është e kapur nga shteti mafioz i Edi Ramës duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Ne si PL jemi të fokusuar tek këshillat bashkiakë. Çdo vonese i shërben Ramës. Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë.

Kryemadh: I pari duhet të futet në brug është Rama. E ka parë se si ka vizatuar reçipetat të brendshmet në pallate. Nuk shihka Rama ndërtesat në mes të rrugës? Është qesharake. Nuk ka asgjë pa leje të Ramës. Pra ose i afrohet SPAK tek inceneratori dhe bën një gjë tjetër dhe i thotë tërhiqu. Sot problemi është përse qytetarët duhet ta dënojnë me votë Ramën. Ai ua ka mpirë pinin të gjithëve. Pronarit të mediave tuaja , për të vetmen arsye se nuk i qëndroi editorialit, e bëri atë që bëri. Tani kur tu shkojë të tjerëve t’u marrë, pronat , tu marrë edhe gratë atëherë do ta shikojmë. Këtu është çështja që qytetarët të kuptojnë se Rama u thotë nëse nuk bëhesh skllavi im , t’i zotëri merr gomonen dhe ik në Angli”, tha më tej Kryemadhi.

Ndër të tjera, ajo theksoi se ajo çfarë i ka mbetur peng është djegia e mandateve.

“Të ardhurat monetare që Basha ka përfituar nga kjo tradhti nuk besoj se ia ka kënaqur shpirtin. Deri në 2016 Shqipëria ke qenë lider në rajon, sa i përket stabilitetit, sot është vasale e Serbisë. Sot e kësaj dite kemi një parlament që a problem shumë të mëdha dhe funksionon si parlament autokrat dhe drejtohet nga xhelozi perverse.”, tha ajo.

Flash News

News24 Livestream