Home > SHQIPËRIA

Nga Rama te Berisha e Noka/ Deputetët që fituan vota pas rinumërimit të kutive të 25 prillit, Basha del me 13 vota më pak

Nga Rama te Berisha e Noka/ Deputetët që fituan vota pas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pas verifikimeve të kryera në disa qarqe. Nga të dhënat e publikuara në faqen e KQZ, shihet se një pjesë e deputetëve kanë marrë më shumë vota pas rinumërimit të kutive, ndryshe nga rezultati që u publikua menjëherë pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, që një pjesë e deputetëve kanë më pak vota pas rinumërimit. Kështu, sipas të dhënave, rezulton se kryedemokrati Lulzim Basha ka 13 vota më pak pas rinumërimit të votave, pra nga 1257 vota qw kishte mw 25 prill, pas verifikimit ai ka 1244.

Ndërkohë që kanë fituar vota dy nënkryetarët e PD, përkatësisht Jorida Tabaku ka 6 vota mw shumw, nga 376 në 382, dhe Alfred Rushaj plus 16, nga 145 në 161.
Me mw shumw vota se mw 25 prill janw edhe Sali Berisha, me plus 21 vota, nga 527 në 548, dhe Flamur Noka, nga 555 në 570 (+15)

Po ashtu, edhe në radhët e socialistëve disa deputetë kanë më shumw vota se në fillim, si Luljeta Bozo me plus 7 vota, nga 382 në 389, Najada Çomo plus 11, nga 123 në 134, apo zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga 883 në 889.

Ndërkohë, në listën e atyre që kanë fituar vota nga rinumërimi është edhe kryeministri Edi Rama, i cili në Qarkun e Durrësit ka dalë me plus 11 vota, nga 1654 në 1665, teksa deputeti Rrahman Rraja humb 19 vota, pwrkatwsisht nga 670 në 651.

Flash News

News24 Livestream