Home > SHQIPËRIA

Nga levreku me “qumësht tigri” te taco-t spanjolle, zbulohet menuja e darkës në Samitin e NATO-s, ja krah kujt u ul Rama

Nga levreku me “qumësht tigri” te taco-t spanjolle, zbulohet

Samiti i NATO-s nisi zyrtarisht sot në orën 11:00, me ceremoninë e pritjes së liderëve nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.

Në orën 16:00 do të zgjerohet Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e Australisë, Gjeorgjisë, Japonisë, Koresë, Zelandës së Re, Suedisë, Finlandës, Presidentëve të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Ndërkohë sot në orën 20:00 do të zhvillohet edhe darka joformale e liderëve të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Por ccfarë përfshiu menuja e darkës që Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës kishin thirrur në Pallatin Mbretëror për delegacionet e krerëve të shteteve dhe qeverive që merrnin pjesë në samit?

Menuja e darkës në Pallatin e Madridit

Shefi i famshëm madrilen  Paco Ronthero redaktoi menunë e darkës së Samitit të NATO-s. Darka filloi me një shumëllojshmëri, ku përfshiheshin 13 meze. Lista e mezeve përfshinte ullinj sferikë, briosh me ton të kuq dhe mustardë të stilit të vjetër , ushqim deti me levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), picania viçi, karavidhe me vaj ulliri dhe grejpfrut rozë, grejpfrut romesco, taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur.

Mezet plotësoheshin me kroketa me karkaleca me hudhër, misër të pjekur me guacamole, kroketa merluci të skuqur dhe gazpaço me vaj borziloku.

Pjata kryesore ishte merluci me salcë më të vogël, tapiokë dhe lëng trofte, ndërsa për ëmbëlsirë Ronthero përgatiti shkumë kokosi me granitë mente dhe fruta pasioni.

Menuja shoqërohej me verë të kuqe , të bardhë dhe të gazuar, si dhe me ujë.

Ndërkohë gjatë darkës, kryeministri Edi Rama është ulur në krah të kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe përballë tij qëndrojnë Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës, por edhe liderët kryesorë të botës, si Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Flash News

News24 Livestream