Home > SHQIPËRIA

Nga Fieri shkon të vjedhë banesën e emigrantëve në Peqin, hajduti 57-vjeçar gjen personin që ruante shtëpinë dhe e rreh me grushte

Nga Fieri shkon të vjedhë banesën e emigrantëve në

Një 57-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Peqin pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Ka qenë personi që ruante banesën me pronarët në emigrim që ka zbuluar grabitësin dhe ka njoftuar policinë, ndërsa u godit edhe me grusht prej tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Flash News

News24 Livestream