Home > SHQIPËRIA

Nga dhuna në familje te vjedhjet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur/ Shtatë persona bien në pranga, Policia zbardh detajet

Nga dhuna në familje te vjedhjet dhe drejtimi i mjetit në gjendje

7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kanë përfunduar gjatë 24 orëve të fundit në pranga.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, vjedhje, dhunë në familje, drejtim i mjetit dhe motomjetit në mënyrë të parregullt, drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit me pasojë vdekje.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

News24 Livestream